Union Travel

E themeluar në vitin 2009 në Gostivarë, në rrugën Braqa Gjinoski p.n, “Union Travel” është licencuar si një agjensi turistike nga Ministria e Turizmit.

Që atëherë, ne ofrojmë Bileta Aeroplani, Bileta Autobusi, Siguracione për Udhëtim, paketë aranzhmane dhe paketa udhëtimesh me mundësi të shumta. Qëllimi i shërbimeve tona përfshin fluturime dhe transporte të përditshme ndërkombëtare dhe pako të pushimeve, siç janë aranzhmanet e pushimeve verore në destinacione si Turqia, Shqipëria etj.

“Union Travel” po ashtu ofron paketë aranzhmane për sezonin e dimrit dhe Udhëtime turistike në shumë destinacione të botës…

Për t’i bërë edhe më atraktive ofertat tona, ne ofrojmë zbritje speciale për rezervimet e hershme (early booking).

Union Travel është licencuar nga IATA (International Air Transport Association) me të drejtën e shitjes së biletave të udhëtimit për gjithë linjat ajrore që janë anëtare të IATA.

Qëllimi është të afrojmë familjarët me njëri tjetrin me sigurinë maksimale, Te kalojnë pushime Fantastike, komoditetin dhe çmimet e arsyeshme – ky është zotimi ynë. Për ta arritur këtë gjë, ne bashkëpunojmë vetëm me partnerë cilësorë, seriozë dhe të dëshmuar në udhëtimet ajrore.

 

Ne punojmë shumë dhe me përkushtim që t’u ofrojmë më të mirën klientëve tanë.

Ju na ofroni besimin, ne ju ofrojmë shërbimin!
Faleminderit që udhëtoni me ne!